Zyra e Kryeministrit

Kryministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre

29 Nëntor, 2011

Prishtinë, 29 nëntor 2011

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Norvegji, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë nga ministri i Punëve të Jashtme, Jonas Gahr Støre.

Ministri i Punëve të Jashtme, Støre, duke mirëpritur vizitën e parë të një kryeministri të shtetit të Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, e cilësoi vizitën e Kryeministrit Thaçi vizitë historike.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme për njohjen e menjëhershme të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e dhënë për konsolidimin dhe njohjen e gjërë të shtetit të ri të Kosovës.

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Kryeministri Thaçi shpalosi prioritetet e politikës se jashtme të Kosovës, duke u fokusuar tek integrimet euroatlantike, njohja e gjithanshme e Kosovës, fqinjësia e mirë me të gjithë fqinjët, bashkëpunimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja.

Në takim, u vlerësua gjithashtu që dialogu për çështje teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e jetërave të qytetarëve të të dyja shteteve.

Kryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Støre u pajtuan që të intensifikohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve midis dy ministrive të punëve të jashtme, të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, për të avancuar perspektivën euroatlantike dhe atë të integrimit të plotë ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Last modified: 29 Nëntor, 2011

Comments are closed.

×