Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri homazhe tek memoriali i viktimave të sulmit terrorist në Oslo

28 Nëntor, 2011

Oslo, 28 nëntor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe tek memoriali i viktimave të sulmit terrorist që ndodhi në Oslo në korrik të këtij viti, me ç’rast humbën jetën mbi 80 vetë, kryesisht të rinj, në mesin e të cilëve edhe kosovarja Lejla Selaci.

Kryeministri Thaçi vendosi një tufe lule pranë pllakës përkujtimore, në afërsi të Katedralës kryesore të Oslos.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi dënoi ashpër sulmin terrorist dhe iu shprehu sërish ngushëllime familjeve të viktimave.

Kryeministri Thaçi, në këtë ceremoni përkujtimore, u shoqërua nga znj. Rigmor Aasrud, ministre e Qeversië norvegjeze për Administratë Qeveritare, Reformë dhe çështje të Kishës, së bashku me Kryepeshkopin e Katedralës së Oslos. 

Last modified: 28 Nëntor, 2011

Comments are closed.

×