Prishtinë, 18 mars 2010
Duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me riformatizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi fillimisht falënderoi gjithë spektrin politik dhe komunitetin ndërkombëtar që është duke i dhënë përkrahje të plotë angazhimeve për reforma në institucionet e Republikës së Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe qeverisje.
“Vetëm në një vend stabil dhe me qeverisje efektive krijohet hapësira edhe për ide të reja. Krijohen mundësi të rritjes së përgjegjësive. Kosova ka nevojë për reforma në të gjitha segmentet politike dhe institucionale, në drejtësi ekonomi dhe në kuadër të kësaj dua të potencojë se këto reforma këto standarde janë procese të natyrshme dhe do të përcillen me një përgjegjësi të lartë shtetërore” theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Last modified: 18 Mars, 2010