Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Republika e Kosovës ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Estonia në drejtim të integrimit në NATO dhe në BE

18 Mars, 2010

Prishtinë, 18 mars 2010 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kthehet nga vizita zyrtare në Estoni

Në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Hashim Thaçi tha se çështjet kryesore për të cilat ka diskutuar me homologun estonez  kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe përvojat e Estonisë në qeverisjen elektronike, standardizimi në shërbimin kadastral, në sektorin e  bujqësisë dhe reformimit në edukim .

Kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën në Republikën e Estonisë . Kësisoj Kosova po bëhet një vend i familjes së madhe euroatlantike dhe evropiane .

“Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë si një shtet që ka njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë . Tani po ndërtojmë raporte ndërshtetërore por edhe të miqësisë “ ka thënë z. Thaçi duke shtuar se Republika e Kosovës ka fituar një mbështetje të fuqishme nga Estonia në drejtim të integrimit në NATO dhe në BE.

Kryeministri Thaçi pohoi se kryeministri i Estonisë së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës. 

Last modified: 18 Mars, 2010

Comments are closed.