Zyra e Kryeministrit

Fjala e kryeministrit të Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e promovimit të projektit Strategjia e Qeverisjes Elektronike 2009-2015

31 Tetor, 2008

Prishtinë, 31 tetor 2008

Të nderuar të pranishëm,
 
Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me rastin e promovimit të Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2009-2015, një dokument me rëndësi për avancimin e shërbimeve për qytetarët tanë.
 
Republika e Kosovës është një shtet i ri me spektër të gjerë të nevojave për zhvillim. Qëllimi ynë është që t’i realizojmë më shpejt prioritetet tona zhvillimore.
 
Njëri nga prioritetet e Qeverisë se Republikës si Kosovës është Reformimi i Administratës Publike, me theks të veçante e-Qeverisja, në funksion te procesit te domosdoshëm reformues të Administratës Publike në Kosovë.
 
Në kuadër të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2008-2011 është paraparë e-Qeverisja, si politikë prioritare  në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të  kualitetit të  shërbimeve qeveritare.
 
Qytetarëve, por edhe bizneseve, do t’u ofrohen shërbime më efikase përmes Qeverisjes Elektronike, apo ndryshe, e-Qeverisjes. Pra, me aplikimin e qeverisjes elektronike qytetarët dhe bizneset, por edhe vetë qeveria, do të kenë shërbime efektive dhe shumë të shpejta, qasje në shërbim nga çdo pikë dhe distancë, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, mundësi të ngritjes së aftësive, shërbime të përhershme në çdo kohë, prezantim të të arriturave kombëtare, etj.
 
Republika e Kosovës, duke qenë pjesëmarrëse aktive në proceset e zhvillimeve rajonale e evropiane, do të angazhohet që edhe në fushën e qeverisjes elektronike dhe Teknologjisë Informative të jetë pjesë me rëndësi në rajon dhe Evropë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Strategjisë së Qeverisjes Elektronike 2009-2015 dhe Planit të Veprimit që do të pasojë aprovimin e kësaj strategjie, rikonfirmon gatishmërinë e saj për një administratë publike moderne, efikase dhe efecientë, në shërbim të qytetarëve të saj dhe një administrate në hap me trendët e zhvillimit teknologjik evropian e global.
 
Ju Faleminderit për vëmendje!

Last modified: 31 Tetor, 2008

Comments are closed.