Prishtinë, 12.03.2010
Kryeministri Hashim Thaçi, gjithashtu ka theksuar se së shpejti Kosova do të marr pyetësorët për marrëdhënie tregtare me BE-në dhe për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar nga kabineti qeveritarë që të angazhohet maksimalisht në plotësimin e të gjitha kritereve dhe kërkesave nga na jonë.
Në mbledhje, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se së shpejti pritet përfundimi i Marrëveshjes me kompaninë Bechtel&Enka, për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdare dhe pritet që për një kohë të shkurtër të përfundojë edhe procesi i koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 239 mijë euro për Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbulimin e shpenzimeve për procesin zgjedhor në Gjilan, Istog dhe Partesh, shpenzime të cilat nuk ishin të parapara me projeksionet buxhetorë për vitin 2010.
Ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar që Qeveria të vendosë për rritjen e stafit prej 71 pozitash për oficerët korrektues, në mënyrë që të fillojë punën Burgun për dëshmitarë të dënuar, të mbrojtur në Dubravë. Qeveria ka aprovuar këtë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë dhe e ka proceduar për shqyrtim në Kuvend për shkak të ndryshimeve që implikohen në projeksionet buxhetore të viti 2010.
Me rekomandimin e Ministrisë së Tregtisë, anëtarit të Komisionit të Konkurrencës, të cilit i skadon mandati këtë vit, Qeveria e Kosovës i ka vazhduar mandatin.
Me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve të të gjithë aktorëve dhe partnerëve që përfshihen në Projektligjin e Punës, është shtyrë miratimi i këtij Projektligjit për një nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria ka miratuar Projektligji për Greva me të cilin do të rregullohen të drejtat e punëtorëve për greva, udhëheqjen dhe kohëzgjatjen e grevës, arsyet e mbajtjes së grevës, solidaritetin në greva, mënyrën e organizimit dhe udhëheqjen e grevës së ligjshme nga këshilli grevist. Në dispozitat e Ligjit për paralajmërimin e grevës është përcaktuar vendi ku mbahet greva, dita e mbajtjes së grevës si dhe koha e fillimit të saj, duke i lajmëruar organet kompetente që të mbahet rendi gjatë grevës dhe të mos dilet jashtë kontrollit. Gjithashtu, dispozitat e Projektligjit për Grevat përfshin udhëheqjen e grevës, ku këshilli grevist ka për detyrë ta udhëheqë grevën dhe të përfaqësojë interesat e punëtorëve. Për punët që nuk duhet të ndërpriten gjatë grevës, organi kompetente duhet të marrë masa që të mos shfaqet rreziku për jetën dhe shëndetin e njerëzve, sigurinë e tyre, sigurinë e pasurisë, duke theksuar se greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet jetike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për Bankën Qendrore, i cili e konsolidon këtë institucion konform sistemeve evropiane të bankave qendrore. Banka Qendrore do të sigurojë dhe ruaj stabilitetin financiar në vend si dhe do të sigurojë zbatimin e direktivave evropiane për sistemet bankare. Projektligji, gjithashtu rregullon edhe formën e Qeverisjes së Bankës Qendrore.
Last modified: 12 Mars, 2010