Zyra e Kryeministrit

Me rastin e Fitër Bajramit, Kryeministri Kurti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

2 Maj, 2022

Prishtinë, 2 maj 2022

Më shumë paqe, mirëqenie e lumturi uroi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritjen që myftiu Naim Tërnava ka organizuar me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Me lutjet më të mira që t’u pranohet agjërimi, që t’u pranohet sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit që të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë lumturi, tha kryeministri Kurti, pas vizitës.

Ai falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

Së bashku me kryeministrin në vizitë ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, shefi i stafit, Luan Dalipi, këshilltarja politike Shenaj Shala dhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës:

Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë e më gjerë.
Ishte kënaqësi që të takohemi me myftiun Tërnava, pas dy vjetëve në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, meqenëse për shkak të pandemisë na u bë e pamundur vizita në festat e mëhershme.

Me lutjet më të mira që t’u pranohet agjërimi, që t’u pranohet sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit që të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë lumturi.

Dhe më lejoni që edhe njëherë ta falënderoj Bashkësinë Islame të Kosovës, ta falënderoj myftiun Naim Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

Në veçanti e falënderoj që nëpërmjet rrjetit të saj, Bashkësia Islame e Kosovës po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë, të cilët janë pjesë të masave tona që të gjithë bashkërisht këtë krizë të shumëfishtë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejtë.

Urime edhe një herë Fitër Bajrami, për hajr të gjithëve.

Last modified: 2 Maj, 2022

Comments are closed.

×