Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës

24 Shkurt, 2022

 

Prishtinë, 24 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pranon letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Gjenerali Prayut Chan-o-cha, për nder të 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Jam i bindur se përmes përpjekjeve tona të përbashkëta dhe vendosmërisë, miqësia dhe bashkëpunimi mes Tajlandës dhe Kosovës do të forcohet më tej dhe do të zgjerohet në fusha të reja të interesit të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë në vitet në vijim”, thuhet në letrën e Kryeministrit të Mbretërisë së Tajlandës.

Urimi i plotë për Kryeministrin Kurti nga Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës:

“Shkëlqesi,

Në emër të Qeverisë Mbretërore Tajlandeze dhe popullit të Mbretërisë së Tajlandës, kam nderin t’ju përcjellë Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet dhe përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se përmes përpjekjeve tona të përbashkëta dhe vendosmërisë, miqësia dhe bashkëpunimi mes Tajlandës dhe Kosovës do të forcohet më tej dhe do të zgjerohet në fusha të reja të interesit të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë në vitet në vijim.

Pranoni, Shkëlqesi, shprehjen rishtazi të konsideratës sime më të lartë.

 

Last modified: 24 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×