Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranon letër urim nga Kryeministrja e Republikës së Lituanisë, Ingrida Šimonytė

24 Shkurt, 2022

 

Prishtinë, 24 shkurt 2022

“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë, dëshiroj t’i shpreh urimet tona të sinqerta për popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, së bashku me urimet më të mira për mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në letrën e urimit të Kryeministres së Republikës së Lituanisë, znj. Ingrida Šimonytė, drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 14 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e ngushta bilaterale ndërmjet dy vendeve, kryeministrja Šimonytė, tha se Lituania e mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe aspiratat evropiane të Kosovës, duke shprehur dëshirën dhe besimin se qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në BE në të ardhmen e afërt.

Letra e plotë e Kryeministres së Republikës së Lituanisë, Ingrida Šimonytė:

I nderuari Kryeministër,

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë, dëshiroj t’i shpreh urimet tona të sinqerta për popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, së bashku me urimet më të mira për mirëqenie dhe prosperitet.

Shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh gëzimin tim për marrëdhënien tonë bilaterale më të ngushtë se kurrë më parë. Më lejoni t’ju siguroj që Lituania e mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe aspiratat evropiane të Kosovës. Besojmë që qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirshëm në BE në të ardhmen e afërt.

Dëshirojmë që Kosova ta vazhdojë ndërtimin e një shtetit të sigurt, të suksesshëm dhe demokratik, i cili promovon mirëqenien e qytetarëve të saj dhe ne bëjmë thirrje për më shumë reforma për arritjen e këtyre qëllimeve.

Ju lutem z. Kryeministër pranoni sigurimin për konsideratën time më të lartë.

E juaja sinqerisht,

Ingrida Šimonytė

SH.E. Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Prishtinë

Last modified: 24 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×