Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi

26 Shkurt, 2022

Prishtinë, 26 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, së bashku me anëtarët e këtij këshilli.

Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe z. Aziz Bici, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi.

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore.

U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës.

Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse

Last modified: 26 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×