Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 48-të e Qeverisë

15 Dhjetor, 2021

 

Prishtinë, 15 dhjetor 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 48-të të saj, në të cilën janë miratuar tri vendime.

Vendimi për reduktimin e fondeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe rritjen e fondeve nga granti qeveritar në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, është vendimi i parë që ka marrë miratimin në këtë mbledhje. Sipas vendimit mjetet në vlerë prej tetëmbëdhjetë milionë euro, reduktohen në zero për shkak të mospranimit të fondeve të planifikuara nga burimi i financimit.Këto mjete kalojnë në nën-programin “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”.

Është miratuar edhe vendimi për ndarje dhe kursime buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore. Shuma totale e mjeteve të kursimeve buxhetore është 36.505.034,26 milionë euro (tridhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e pesë mijë e tridhjetë e katër euro). Mjetet e kursyera do të shpërndahen te organizatat buxhetore sipas nevojave dhe kërkesave për mbulimin e shpenzimeve të ndryshme të propozuara.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe vendimi për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve që të nënshkruajë Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, dhe KfW për projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”. Marrëveshja siguron kredinë në vlerën prej 25.500.000,00 euro (njëzet e pesë milionë e pesëqind mijë euro).

 

 

Last modified: 15 Dhjetor, 2021

Comments are closed.

×