Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Finlanda ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE

5 Qershor, 2010

Prishtinë, 5 qershor 2010

“Kthehem nga vizita zyrtare në shtetin e Finlandës, ku pata rastin të paraqes progresin dhe të arriturat e jashtëzakonshme të Kosovës në takimet me kryeministrin Vanhanen, ministrin e Punëve të jashtme  dhe me presidentin Ahtisari ”, theksoi z. Thaçi duke shtuar se Finlanda ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për ndërtimin e shtetit të Kosovës, avancimin e proceseve integruese në NATO dhe në BE.

Më tutje kryeministri Thaçi pohoi se Finlanda përshëndet rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e bashkëpunimit rajonal dhe premtimin për gjetjen e votës së munguar për anëtarësim e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Kryeministri Thaçi ka njoftuar se me këtë rast është nënshkruar Marrëveshja për Doganat midis Kosovës dhe Finlandës dhe premtoi se së shpejti priten edhe marrëveshje të tjera bilaterale për sektorin e edukimit, ambientit dhe  agrikulturës.

“Në takim me presidentin Ahtisari  janë shtruar çështjet e angazhimeve për njohjet e reja të shtetit të Kosovës, menjëherë pas opinionit të GJND-së, i cili pritet të ndodh në korrik të këtij viti”, pohoi z. Thaçi , duke shtuar se prezantimi i opinionit të GJND-së do të shënojë një kapitull të ri për Republikën e Kosovës, një kapitull të njohjeve të reja . Në këtë drejtim kemi marr përkrahjen e z. Ahtisari dhe miqve të tij sepse plani i presidentit Ahtisari për Kosovën ka qenë plani më i mirë më i drejt dhe në kohën e duhur.

Kryeministrin Thaçi në vizitën zyrtare në Finlandë e ka shoqëruar  ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza. 

Last modified: 5 Qershor, 2010

Comments are closed.