4 qershor 2010
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i ka shprehur mirëseardhje Lartmadhërisë së Tij Princit Michael i Kentit dhe delegacionit të biznesmenëve dhe investitorëve që ai e udhëheq. “Derisa dje kishim nevojë për mbështetje në rrugën e lirisë dhe shtetëndërtimit, ndihmë të cilën e kishim nga udhëheqja shtetërore dhe politike e Britanisë së Madhe, sot Kosova ka nevojë për investime të mëdha kapitale, për zhvillim ekonomik dhe të mirëqenies sociale. Andaj jeni të mirëseardhur në Kosovë dhe mirëpresim angazhimin dhe investimet tuaja në Kosovë” ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Lartmadhëria e Tij Princi Michael i Kentit me delegacionin e biznesmenëve dhe investitorëve nga Britania e Madhe kanë vizituar minierën e “Trepça” dhe kanë kontaktuar biznesmenët lokal.
Last modified: 4 Qershor, 2010