4 qershor 2010
Ditën e dytë të qëndrimit të delegacionit qeveritar të Kosovës, i cili udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi, ka vazhduar me takime të ndryshme.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e doganave në mes të Kosovës dhe Finlandës, ndërsa ministri i Integrimeve Evropiane Besim Beqaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Finlandës.
Last modified: 4 Qershor, 2010