Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi merr pjesë në Konferencës “Shfaqja e demokracisë në Kosovë”, që u zhvillua në Lyon të Francës

10 Prill, 2014

Prishtinë, prill 2014

Konferenca është kryesuar nga Jean – Louis Navarro, Profesor në Universitetin e Lyon 2 (Université Lumière Lyon 2) dhe vijuar me prezantimet në vijim:  “Mbi nocionin e Demokracisë” nga këndvështrimi i së drejtës nga Christophe Chabrot ( Profesor në Université Lumiere Lyon 2 të ), mbi “Kushtetutën e Kosovës” nga Philippe Blacher (Profesor  i Universitetitit Lyon 3)  dhe “Avansimet demokratike në Kosovë që nga Pavarësia” nga  zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Gjate ditës u realizua edhe nje takimi me Profesorin Jean-Luis Navarro. z.Navarro ne emër te Universitetit te Lyon 2 dhe Zv.Kryeministri Bukoshi u pajtuan për një marrëveshje në mes dy Universiteteve Lyon (Université Lyon 2), e cila në vijim do të konkretizohet me Universitetin e Prishtinës –  Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Politike.

Marrëveshja do të realizohet së shpejti dhe një draft-marrëveshje do i përcillet Universitetit të Prishtinës për negocim dhe finalizim, pastaj do i nënshtrohet procedurës administrative, gjegjësisht nenshkrimit nga Rektoret e Universiteteve.

Z.Bukoshi dhe z.Navarro e kanë cilësuar qe kjo marrëveshje ndërmjet dy Universiteteve do te ishte një hap i duhur per dy vendet e sidomos per Kosovën, duke rikujtuar se një projekt i tillë i bashkëpunimit universitar do ishte projekt i parë ndërmjet  të dy vendeve dhe do ishte koherent duke marrë parasysh kontributin dhe mbështetjen e lartë të Rajonit të Rhônë Alpes në vend pas luftës, si dhe përqindjen më të lartë të bashkatdhetarëve me qëndrim në  Francë në këtë rajon.

Ne te ardhmen do të nënshkruhet një marrëveshje kornizë “ e cila më pastaj do mund të zgjerohet në bazë të nevojave specifike që do rezultojnë nga bashkëpunimi ndër-universitar, e cila do mundësoj  studentëve te përzgjedhur që të vijojnë studimet ne Master dhe doktoraturë në Lyon ku ju ofrohet studentëve mundësia per marrjen e bursave. Qëllimi është që pas shkollimit në Francë, studentët të kthehen në Kosovë dhe të ligjërojnë në Universitetit të Prishtinës apo te punojnë ne Kosove.

Zëvendëskryeministri Bukoshi gjithashtu u takua edhe me Prokurorin gjeneral të Lyon-it   (Cour d’appel de Lyon) me z.Jacques Beaume, ku z.Bukoshi  falënderoi z.Beaume për përkrahjen e Francës , që vazhdimisht i jep Kosovës dhe ndihma e eksperteve francez gjithmonë  është e mirëseardhur .

Last modified: 10 Prill, 2014

Comments are closed.

×