Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi takohet me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, presidentin Marti Ahtisari

3 Qershor, 2010

3 qershor 2010

Ditën e parë të vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar me takimin që ka zhvilluar me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Marti Ahtisari.

Takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me presidentin Marti Ahtisari ka qenë i përzemërt dhe në një atmosferë tejet miqësore. Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur presidentin Ahtisari me progresin që Kosova është duke e shënuar në procesin e shtet ndërtimit dhe konsolidimit të saj si shtet i pavarur. “Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësin e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtet ndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka vlerësuar lartë edhe angazhimin e të gjithë partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës për të quar përpara proceset dhe progresin në Kosovë, në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e Kosovës.

Presidenti Marti Ahtisari ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj. Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin finlandez Matti Vanhanen dhe ministrin e jashtëm Alexander Stubb.

Last modified: 3 Qershor, 2010

Comments are closed.