Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbetet afër komunitetit të biznesit dhe do të ofrojë mbështetje krijimit të ambient më të sigurt për biznesin privat

16 Tetor, 2010

Prishtinë, 16 tetor 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka qëndruar në komunën e Ferizajt dhe ka vizituar Fabrikën e Veglave dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së  dhe më pas ka pasur një drekë pune me komunitetin e biznesit .

Kryeministri Hashim Thaçi fillimisht është ndalur në Fabrikën për Prodhimet e Veglave, kompani e suksesshme që ka dalë nga privatizimi. Z, Thaçi i shoqëruar nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka vizituar ambientet e prodhimit të kësaj fabrike dhe ka biseduar me udhëheqësit për  kushtet e punës dhe plasmanin e prodhimeve të kësaj fabrike. Kryeministri Thaçi me këtë rast premtoi përkrahjen e qeverisë komunale dhe asaj Qendrore për biznesin privat.

“Për mua është kënaqësi që të vizitojë këtë fabrikë të veglave që ka dalë nga një proces i  suksesshëm i privatizimit nga komuniteti i biznesit vendor. Ky shembull i biznesit në qytetin e Ferizajt është një shembull i mirë edhe për vendet e tjera edhe si mundësi e krijimit të vendeve te reja të punës, i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve, prandaj e përgëzoi pronarin e kësaj fabrike për këtë punë të shkëlqyeshme dhe të mrekullueshme të cilin e ka bërë”, theksoi kryeministri Thaçi,

Më tutje z. Thaçi ka thënë se objektivi im si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të mbetët partneriteti i ngushtë i Qeverisë me biznesin për krijimin e kushteve dhe mundësive më të volitshme për punë. Është krijuar një klimë dhe ambient jashtëzakonisht atraktiv për biznesin por edhe për mundësi të reja që të shfrytëzohen në shtetin tonë të rinj. Kemi nxjerr infrastrukturën ligjore adekuate dhe moderne dhe po ecim me hapa të sigurta drejt trendëve edhe më të zhvilluara edhe më të përparuara, pra trendëve bashkëkohore. Kështu që Qeveria e Kosovës do të vazhdon të mbetët afër komunitetit të biznesit dhe në mbështetje të plotë të tij.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli ka falënderuar kryeministrin Thaçi për përkrahjen që po i jep komunës së Ferizajt në realizimin e shumë projekteve të infrastrukturës dhe të ekonomisë.

Në takimin me veteranët e luftës së UÇK-së, kryeministri Thaçi njoftoi lidhur me  ligjin për kategoritë e luftës . “Ligji për këto kategori do të jetë në fuqi nga një janari i vitit të ardhshëm, kur edhe do të rritet për 50 për qind paga bazë e invalidëve, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta falënderuan Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi për përkrahje dhënë kësaj kategorie, duke shpreh kënaqësinë për ligjin për kategoritë e luftës dhe mbështetjen për zgjidhjen e çështjes së strehimit .

Më pas kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bashkëbiseduar me komunitetin e biznesit të komunës së Ferizajt. 

Last modified: 16 Tetor, 2010

Comments are closed.