Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon fuqishëm përkushtimin në luftë të pakompromis ndaj korrupsionit

26 Maj, 2010

Prishtinë, 26 maj 2010

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe në kuadër të adresimit të sfidave në sektorin e Prokurimit Publik, të cilat janë përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të saj, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për aprovimin e Udhëzimit Administrativ në fushën e prokurimit publik, i cili përcakton mënyrën e nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë.

Udhëzimi administrativ përcakton që nënshkrimi i këtyre kontratave, përveç nga drejtori i Prokurimit Publik, të bëhet edhe nga sekretari i përhershëm, përkatësisht nga zyrtari më i lartë administrativ dhe nga ministri, përkatësisht udhëheqësi kryesor i agjencisë buxhetore.

Ky udhëzim administrativ është në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës dhe në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë së Repblikës së Kosovës, dhe ështe pjesë e Ligjit të ri të Prokurimit Publik, i cili do të aprovohet këtë viti nga Parlamenti i Kosovës.

Udhëzimi Administrativ për nënshkrimin e kontratave publike me vlerë të mesme dhe atyre me vlerë të lartë do të jetë në fuqi deri në miratimin e Ligjit për Prokurim Publik, dhe siguron që fondet publike të përdoren me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Miratimi i ketij udhezimi është një mase imediate, të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e ka ndërmarrë me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në shpenzimin e mjeteve të buxhetit të Kosovës. Në mënyrë të veçantë, ky udhëzim administrativ kosiderohet si një masëe tjetër imediate e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lufte kundër korrupsionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do të vazhdojë me marrjen e veprimeve të tjera në këtë kuadër.

Last modified: 26 Maj, 2010

Comments are closed.