Zyra e Kryeministrit

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

30 Gusht, 2010

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve
 

Prishtinë, 30 gusht 2010
 

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve në Kosovë ka një dimension të veçantë, për faktin se Kosova akoma prêt zbardhjen e fatit të shumë qytetarëve të saj. Në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth dy mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen me forcë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së viteve 1998-‘99.

Qeveria e Republikës së Kosovës duke bashkëndjerë me të gjithë familjarët e të zhdukurve, bashkohet me botën demokratike, e cila shënon sot 30 gushtin – Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Në këtë ditë bashkohemi me ndjenjat  dhe thirrjen e familjarëve nga e tërë Kosova për zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet me tërë kapacitetet e saja vepruese për të kontribuar në zbardhjen e fatit të të gjithë qytetarëve të zhdukur gjatë luftës.

Ne thërrasim në ndërgjegjen e autoriteteve të shtetit të Serbisë, dhe presim nga faktorët ndërkombëtarë të ushtrojnë trysni te këto autoritete, për të ofruar të dhënat për qytetarët tanë të zhdukur gjatë luftës.

 

Last modified: 30 Gusht, 2010

Comments are closed.