Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi: Kosova është e përkushtuar të tregojë shembull te mire te bashkëpunimit rajonal ne fushën e integrimeve evropiane

26 Gusht, 2010

Prishtinë, 26 gusht 2010

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti në takim prof.Graham Avery, hulumtues për reformimin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian

Zëvendëskryeministri dhe prof.Graham Avery, kanë biseduar për  perspektivën e Kosovës në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Kuçi është shprehur se prioriteti dhe politika nacionale  e Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe në këtë drejtim Kosova është duke i përmbushur kriteret e kërkuara ne fushën juridike,politike dhe ekonomike.

“Ne kemi bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Komision Evropian dhe mekanizmat  tjerë te Bashkimit Evropian. Njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë bërë këtë akoma, do te përshpejtonte rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Kosova është e përkushtuar të tregojë shembull te mire te bashkëpunimit rajonal ne fushën e integrimeve evropiane. Të gjitha shtetet e rajonit mund ta ndihmojnë njëra tjetrën në procesin e integrimit, dhe ne ftojmë Serbinë që të mos pengojë procesin integruese te rajonit ne Bashkimin Evropian, është shprehur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri ka njohur profesorin Avery me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të plotësuar sfidat që dalin nga raporti i progresit të Komisionit Evropian për Kosovës, duke shprehur bindjen se raporti i këtij viti do të jetë një raport pozitiv duke hapur rrugë ne fushën e liberalizimit te vizave,marrëveshjeve tregtare dhe dialogut te stabilizim asociimit. 

Profesori Graham Averie ka shprehur vlerësimin e tij për të arriturat e Kosovës. Ai ka shprehur edhe optimizmin e tij për integrimin e Kosovës ne Bashkimin Evropian dhe qasjen pozitive te Bashkimit Evropian për Kosovën.

Last modified: 26 Gusht, 2010

Comments are closed.