Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Çdo vit jane duke ardhur ditë të mira për qytetarët tanë, për besimtarët tanë, për shtetin tonë

20 Gusht, 2010

Prishtinë, 20 gusht 2010 

Kryeministri i Qeverisë së  Republikes së Kosovës, Hashim Thaci ka marr pjesë sonte në iftarin e organizuar nga kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, z. Mahir Yagxhilar, që u mbajtë në Prizren.
 

Në këtë iftarë, kryeministri Thaçi ishte i shoqeruar  nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj dhe ministri i Arsimit Enver Hoxhaj. 

Me këtë rast kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para qindra besimtareve dhe udhëheqëve të Komunës së Prizrenit, në emër të Qeverisë së Kosovës falënderoi organizatorin për ftesën duke shprehur konsideratën më të lartë për këtë festë të shenjtë të Ramazanit.

“Ashtu si vjenë çdo vit ky muaj i shenjtë, çdo vit jane duke ardhur ditë të mira për qytetarët tanë, për besimtarët tanë, për shtetin tonë, për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane”, tha kryeminstri Thaçi duke shtuar se tashmë kemi hyrë në vitin e tretë të pavarësisë së shtetit tonë, dhe falë përkushtimit të përgjithshëm, Kosova ka shënuar rezultate të lakmueshme si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin ndërkombëtar. 

Në vazhdim z.Thaçi tha se fitorja  morale, politike dhe  juridike e Kosovës në GJND e konfirmojë drejtësinë e historisë sonë, politikës dhe shtetit të cilin po e ndërtojmë. Ashtu si në GJND, shpresojmë se Kosova do të shënoj fitore edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuar në shtator të këtij viti.

Edhe një herë duke uruar besimtarët islam per muajin e Ramazanit, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë frymën e tolerancës fetare në Prizren dhe në gjithë Kosoven, vlera këto të cilat janë pjesë e shoqërisë sonë dhe e shtetit tonë të ri.

Last modified: 20 Gusht, 2010

Comments are closed.