1. Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-023 Për Persona të Zhdukur, dhe me Rregulloren nr. 15/2012 për punën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (10.07.2012).
2. Në kuadër të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur funksionon Njësia e KomisionitQeveritar për Persona të Zhdukur, e cila shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Komisionit.
3. Numri i të punësuarve në Njësinë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur është 4 (katër) nëpunës civilë si në vijim:
3.1. Udhëheqës i njësisë së KQPZH;
3.2. Nëpunës i rasteve;
3.3. Zyrtar i lartë i bazës së të dhënave;
3.4. Zyrtar i lartë i njësisë së KQPZH.
Tel: 038 201 14 051