1. Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, si Agjenci ekzekutive e Qeverisë përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L – 067 për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (Gazeta Zyrtare, nr. 18, 03 korrik 2012 ) dhe Rregulloren përkatëse për organizimin e Agjencisë.
2. Agjencia kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.