Zyra e Kryeministrit

Lajme

Kryeministri Thaçi: Gjithmonë, duke respektuar dhe kujtuar të kaluarën, avancojmë vlerat e të sotmes, e të ardhmes sonë euroatlantike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë shtatores së Heroit të Kosovës, komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij të 48-të.

1 Nëntor, 2010

Lexo më shumë

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin me mjet shpërthyes në veturën e familjes së Ilir Tolajt, zyrtar i lartë i qeverisë, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

30 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet vendimin e NATO-s për reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Ky vendim është edhe një dëshmi se në Kosovë gjendja e sigurisë është e nivelit të lartë dhe se institucionet e sigurisë në Kosovë po i zhvillojnë me sukses kapacitetet e veta. Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret

29 Tetor, 2010

Lexo më shumë

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94. 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë nga Ministrit i Punëve të Brendshme, ka marrë vendim që ta emërojë z.Reshat Maliqi, Drejtor të

29 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi pret në takim ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim njohës ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon si dhe për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Holandës.

28 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi përfaqësuesen e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi falënderoi eurodeputeten Tanja Fajon për vizitën që po i bën institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e njoftoi atë për reformat që janë bërë deri më tani nga institucionet e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti në

21 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, priti Ambasadorin kanadez në Republikën e Kroacisë, Ed Loughlin

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi pat sot takim me ambasadorin kanadez në Kroaci, Ed Loughlin. Me këtë rast u bisedua rreth bashkëpunimit të deritanishëm dhe thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë për të ardhmen në mes Kosovës dhe Kanadasë.

19 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbetet afër komunitetit të biznesit dhe do të ofrojë mbështetje krijimit të ambient më të sigurt për biznesin privat

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka qëndruar në komunën e Ferizajt dhe ka vizituar Fabrikën e Veglave dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe më pas ka pasur një drekë pune me komunitetin e biznesit .

16 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbetet vazhdimisht partner për krijimin e kushteve më të mira dhe ambient më të sigurt për biznesin

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave , Bedri Hamza, sot ka qëndruar në komunën e Mitrovicës. Kryeministri Hashim Thaçi fillimisht është ndalur në fabrikën për

15 Tetor, 2010

Lexo më shumë

Njoftim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka shkarkuar z. Behar Selimi nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

15 Tetor, 2010

Lexo më shumë