Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Bruksel, ku do të zhvillojë takimin e radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Catherine Ashton, ka mbajtur një konferencë për shtyp.