Zyra e Kryeministrit

Lajme

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionarin e lartë për minoritete të OSBE-së, z.Knut Vollebaek

Kryeministri Thaçi, ka njoftuar z.Vollebaek lidhur me progresin e arritur të institucioneve të Kosovës në implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisari, në respektimin dhe avancimin e te drejtave të minoritarëve, dhe punën për ndërtimin e një shoqërie multietnike efikase në kuptimin e integrimit të plotë të minoriteteve.

26 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hoxha dhe kolegët e tij, me rastin e vdekjes tragjike të Presidentit të Top Media-s, Dritan Hoxha

E nderuara familje Hoxha, me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të kompanisë mediale Top Media, z. Dritan Hoxha. Familja Hoxha humbi më të dashurin e tyre, ndërsa komuniteti i gazetarisë një emër dhe drejtues të zellshëm në fushën e informacionit modern.

23 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri, Hashim Thaçi, priti shefen e Zyrës së Çekisë në Prishtinë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Çekisë në Prishtinë, Znj. Janina Hrebickova, nga e cila ka pranuar konfirmimin zyrtar të Çekisë për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

22 Maj, 2008

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Manaj takon delegacionet qeveritare nga Hungaria dhe BeH

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Ramë Manaj priti sot një delegacion qeveritar nga Hungaria, i cili kryesohej nga znj. Mariann Berecz, drejtuese e Departamentit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë për Çështje Evropiane.

22 Maj, 2008

Lexo më shumë

Mbahet mbledhja e 21-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga kryeministri z. Hashim Thaçi, ka shqyrtuar dhe miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh të reja, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të Presidentit Martti Ahtisaari.

19 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi përuroi rrugën e asfaltuar Banjë- Vrellë të Komunës së Istogut

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, z. Adem Graboci, sot solemnisht, në Banjë të Komunës së Istogut, ka përuruar rrugën e asfaltuar Banjë- Vrellë.

17 Maj, 2008

Lexo më shumë

Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë Politike, për mr. Ukshin Hotin, që u organizua nën patronatin e Kryeministrisë

E nderuara familje Hoti,zonja dhe zotërinj. Fati i pazbardhur dhe ende enigmatik i profesorit Ukshin Hotit është një brengë që rëndon në shpirt dhe mendje jo vetëm familjarët e ngushtë, por edhe kolegët e tij, ish studentët, bashkëmendimtarët, veprimtarët, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët në Kosovë dhe jashtë saj.

16 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Hashim Thaçi: “E-Qeverisja”, hap tjetër drejt qeverisjes së mirë dhe efektive në Kosovë

Përkushtimi ynë për realizimin e Programit të aprovuar për qeverisjen elektronike do të jetë i madh në mënyrë që qytetari dhe biznesi ta kenë shërbimin qeveritar ashtu siç e meritojnë, të shpejtë, në çdo kohë dhe nga çdo largësi, për t’i realizuar kërkesat e tyre të përditshme.

12 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ngushëllon familjen Muharremi

Qeveria e Republikës së Kosovës e kujton z. Bujar Muharremi si diplomat, analist dhe gazetar të zotin. Z.Muharremi ishte i motivuar për t’i shërbyer të vërtetës dhe të mirës së përgjithshme. Ai ka qenë në kulmin e pjekurisë profesionale.

9 Maj, 2008

Lexo më shumë

Fjalimi i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi në hapjen solemne të manifestimit, organizuar me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës

Bashkimi Evropian si donatori dhe përkrahësi me i madh i vendeve te Ballkanit Perëndimor disa here ka konfirmuar se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Kjo është vërtetuar edhe në Samitin e Selanikut (2003) kur u tha se “progresi i secilit vend në drejtim të integrimit Evropian varet nga angazhimi në plotësimin e Kritereve të

9 Maj, 2008

Lexo më shumë