Zyra e Kryeministrit

Lajme

Zëvendëskryeministri Manaj takon delegacionet qeveritare nga Hungaria dhe BeH

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Ramë Manaj priti sot një delegacion qeveritar nga Hungaria, i cili kryesohej nga znj. Mariann Berecz, drejtuese e Departamentit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë për Çështje Evropiane.

22 Maj, 2008

Lexo më shumë

Mbahet mbledhja e 21-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga kryeministri z. Hashim Thaçi, ka shqyrtuar dhe miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh të reja, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të Presidentit Martti Ahtisaari.

19 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi përuroi rrugën e asfaltuar Banjë- Vrellë të Komunës së Istogut

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, z. Adem Graboci, sot solemnisht, në Banjë të Komunës së Istogut, ka përuruar rrugën e asfaltuar Banjë- Vrellë.

17 Maj, 2008

Lexo më shumë

Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë Politike, për mr. Ukshin Hotin, që u organizua nën patronatin e Kryeministrisë

E nderuara familje Hoti,zonja dhe zotërinj. Fati i pazbardhur dhe ende enigmatik i profesorit Ukshin Hotit është një brengë që rëndon në shpirt dhe mendje jo vetëm familjarët e ngushtë, por edhe kolegët e tij, ish studentët, bashkëmendimtarët, veprimtarët, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët në Kosovë dhe jashtë saj.

16 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Hashim Thaçi: “E-Qeverisja”, hap tjetër drejt qeverisjes së mirë dhe efektive në Kosovë

Përkushtimi ynë për realizimin e Programit të aprovuar për qeverisjen elektronike do të jetë i madh në mënyrë që qytetari dhe biznesi ta kenë shërbimin qeveritar ashtu siç e meritojnë, të shpejtë, në çdo kohë dhe nga çdo largësi, për t’i realizuar kërkesat e tyre të përditshme.

12 Maj, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi ngushëllon familjen Muharremi

Qeveria e Republikës së Kosovës e kujton z. Bujar Muharremi si diplomat, analist dhe gazetar të zotin. Z.Muharremi ishte i motivuar për t’i shërbyer të vërtetës dhe të mirës së përgjithshme. Ai ka qenë në kulmin e pjekurisë profesionale.

9 Maj, 2008

Lexo më shumë

Fjalimi i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi në hapjen solemne të manifestimit, organizuar me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës

Bashkimi Evropian si donatori dhe përkrahësi me i madh i vendeve te Ballkanit Perëndimor disa here ka konfirmuar se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Kjo është vërtetuar edhe në Samitin e Selanikut (2003) kur u tha se “progresi i secilit vend në drejtim të integrimit Evropian varet nga angazhimi në plotësimin e Kritereve të

9 Maj, 2008

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, në Forumin Evropa 2008 në Lubjanë të Sllovenisë

Jam krenar që udhëheq një Qeveri e cila është si profesionale ashtu edhe shumetnike: dy ministra të Kabinetit tim janë nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti turk, përfshirë edhe zëvendësministrat thuajse nga të gjitha komunitetet. Së fundi kam themeluar edhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila do të më raportojë

8 Maj, 2008

Lexo më shumë

Me nismën e kryeministrit Thaçi, Qeveria e Kosovës i akordon simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, një pagë, një automjet dhe një vozitës personal

Duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e Simbolit të rezistencës, Mandelës së Kosovës, veprimtarit të shquar të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, Qeveria e Kosovës, me nismën e kryeministrit Thaçi ka marrë vendim që t’i akordojë atij një pagë, një automjet dhe një vozitës personal.

29 Prill, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Hashim Thaçi premton dinjitet për mantelbardhët, cilësi të shërbimeve për qytetarët e Kosovës dhe reforma në Shëndetësi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi të martën në takim me drejtuesit e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se shëndetësia do të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe do të angazhohet seriozisht për të përmirësuar gjendjen në këtë segment të rëndësishëm të shoqërisë

29 Prill, 2008

Lexo më shumë