Zyra ushtron kompetencat e përcaktuara me Ligjin dhe :
Monitoron përputhshmërinë me Ligjin nga ana e çdo institucioni nën juridiksionin e saj;
Merr të gjitha masat e nevojshme nën autoritetin e vet, përfshirë ato përmes ndërmjetësimit, për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin nga të gjitha institucionet nën juridiksionin e saj;
Shqyrton dhe bën rekomandime përkitazi me rregulloret apo udhëzimet administrative në kuadër të Ligjit, sa i përket përputhshmërisë dhe konsistencës së cilitdo akt legjislativ, rregullore apo udhëzimi administrativ me Ligjin;
Kryen hetime, qoftë me iniciativën e vet apo në bazë të ankesave të bëra nga një person juridik apo fizik sa i përket dështimit të ndonjë institucioni nën juridiksionin e saj për respektimin e Ligjit apo me ndonjë akt tjetër ligjor sa i përket statusit apo përdorimit të gjuhëve zyrtare apo gjuhëve tjera të komuniteteve gjuha e të cilave nuk është gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës;
Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për publikun në lidhje me të drejtat e tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;
Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për institucionet nën juridiksionin e saj sa i përket obligimeve të tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;
E ndihmon qeverinë në zhvillimin e programeve të vetëdijesimit publik apo i zhvillon vet ato si dhe aktivitete të rregullta kontaktuese me publikun për t’i informuar ata rreth obligimet dhe të drejtat e publikut në kuadër të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;