Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Rexhepi prit sot në takim Sekretarin Gjeneral të ICO-s me seli në Londër, James Holmes

7 Gusht, 2023

Prishtinë, 7 gusht 2023

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka pritur sot në takim Sekretarin Gjeneral të ICO-s me seli në Londër, James Holmes, ekspert në bashkëpunim ndërkombëtar dhe parandalim të konflikteve, si dhe përfaqësuesit e ICO-s – Organizata Ndërkombëtare e Komunitetit.

Ky takim kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit, me fokus në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve të vogla në Kosovë.

Ndër të tjerash, u diskutua mundësia e formimit të një grupi punues që do të përcjellë punën e asamblistëve komunalë dhe të propozojë rekomandime të politikave për përmirësimin e mëtejmë të situatës.

Synimi është të sigurohet barazi dhe qasje në shërbimet kyçe për të gjithë qytetarët dhe të investojmë në komunitetet lokale për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, u shpreh zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Ajo shtoi se pret ndryshime pozitive që do të sjellin kushte jetese më të mira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Last modified: 7 Gusht, 2023

Comments are closed.