Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Rexhepi mori pjesë në takimin për komunitetet jo shumicë dhe të drejtat e njeriut

29 Shkurt, 2024

Prishtinë, 29 shkurt 2024

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mori pjesë në takimin për komunitetet jo shumicë dhe të drejtat e njeriut, organizuar nga NDI-ja, me praninë e zyrtarëve të Qeverisë, të Kuvendit dhe sektorit të shoqërisë civile.

Në këtë takim, i cili shënon një hap përpara drejt ndërtimit të një rendi politik dhe shoqëror të përfshirë në Kosovë, zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se janë të angazhuar në avancimin e statusit shoqëror dhe ekonomik të grave, duke u fokusuar në dy elemente kyçe: Fuqizimin ekonomik të grave, për çka janë shqyrtuar hapa konkretë për të krijuar një mjedis ekonomik, që mbështet përparimin e grave. “Duke larguar pengesat në botën e biznesit, synojmë të mundësojmë që gratë të bëhen udhëheqëse dhe sipërmarrëse që kontribuojnë në shoqëri”, tha zëvendëskryeministrja Rexhepi. Së dyti, në Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe veprimit të përbashkët për të siguruar mbrojtjen e plotë të të drejtave të grave. “Vetëm së bashku mund të formojmë një shoqëri pa frikë nga diskriminimi apo kufizimet për çdo grua”, tha ajo.

Në fjalën e saj, zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se nga fillimi i mandatit është përqendruar në promovimin e përfshirjes së grave dhe barazisë gjinore. Ajo ka theksuar përpjekjet në shpërbërjen e pabarazisë, si ato etnike, ashtu edhe ato që ndajnë meshkujt dhe femrat. Ajo shtoi se kabineti i saj është për herë të parë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të grave, komuniteteve jo shumicë dhe se kjo qeveri ka bërë më shumë se çdo qeveri e mëparshme në mbajtjen e barazisë shoqërore dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë, me një vëmendje të veçantë për të drejtat e grave dhe mbrojtjen e tyre në shoqërinë kosovare.

Last modified: 1 Mars, 2024

Comments are closed.

×