Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Redžepi kërkon nga Banka Botërore mbështetje më të madhe financiare për integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë

15 Nëntor, 2022

Prishtinë, 15 nëntor 2022

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, ka pritur në takim një delegacion të nivelit të lartë të përbërë nga drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu, drejtoresha rajonale për zhvillim social, znj. Fadia Saadah, si dhe menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci.

Në këtë takim, zëvendëskryeministrja prezantoi strategjinë kombëtare të zhvillimit rreth zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik;ekonomi novatore, rrethore dhe konkurruese, energji, infrastrukturë cilësore dhe të qëndrueshme; mjedis të pastër dhe përdorim efikas të burimeve natyrore; zhvillimin e barabartë njerëzor, arsim cilësor që në moshë të hershme të fëmijëve, shëndet dhe mirëqenie më të mirë, kulturë krijuese dhe shoqëri aktive, fuqizim i bujqësisë; siguria dhe sundimi i ligjit, gatishmëri e lartë për paqe dhe siguri, drejtësi efikase; qeverisja e mirë, qeveri efikase dhe e përgjegjshme; forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja ka kërkuar nga Banka Botërore mbështetje më të madhe financiare për integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë dhe individët tanë që duan të zhvillojnë biznese familjare në fushën e agrokulturës, mbështetje për të rinjtë dhe gratë si organizatat joqeveritare dhe shoqatat e ndryshme.

 

Last modified: 18 Nëntor, 2022

Comments are closed.