Zyra e Kryeministrit

ZëvendëskryeministriBislimi u takua me Zëvendës Drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec

13 Tetor, 2023

Prishtinë, 13 tetor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, BesnikBislimi, priti në takim Zëvendës Drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, MarkoMakovec.

Z.Makovec shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen me 24 shtator të Rreshterit të Policisë së Kosovës, tashmë Hero i Kosovës, AfrimBunjakun. Po ashtu, ai vlerësoi lartësisht profesionalizmin, maturinë e menaxhimin e situatës nga Policia e Kosovës.

U diskutua më hollësisht rreth këtij agresioni terrorist, paramilitar e kriminal, ku zëvendëskryeministriBislimi e informoi z. Makovec rreth detajeve të këtij operacioni që shpërfaqin objektivat e Serbisë me synim nëdestabilizimin e rajonit.

Gjithashtu në takim u bisedua dhe mbipritshmëritë në kuadër të agjendës së integrimeve evropiane.

ZëvendëskryeministriBislimi theksoi se Republika e Kosovës e vlerëson lartësisht iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim. U theksua dhe se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar nëmeritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet, me qëllim avancimin e agjendës evropiane e përmbushjen e reformave.

Last modified: 13 Tetor, 2023

Comments are closed.