Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton për në Bruksel

14 Maj, 2023

Prishtinë, 14 maj 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit. Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Last modified: 15 Maj, 2023

Comments are closed.