Varshavë, 17 shkurt 2025
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Varshavë edhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Kroacisë, Andreja Metelko-Zgombić.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të Kroacisë ndaj Kosovës, zëvendëskryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dyanshme dhe partneritetin mes dy vendeve tona.
Në këtë takim, u diskutua mes tjerash mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit të 9 shkurtit, mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe situatës në rajon.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi hapat e rëndësishme përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vitet e fundit bashkë me rëndësinë e avancimit në proceset e integrimit evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim edhe nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi.
Last modified: 17 Shkurt, 2025