Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me kongresmenin amerikan, William Keating

6 Dhjetor, 2024

 

Washington, 6 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim, Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga kongresmeni amerikan, William Keating.

Fillimisht, zëvendëskryeministri e falënderoi kongresmenin për përkrahjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës. Veçoi mbështetjen lidhur me projektin e MCC-së, Programi Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me SHBA-në.

Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike që ka njohur vendi në katër vitet e fundit, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi kongresmenin Keating për bisedën dhe takimin, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Last modified: 6 Dhjetor, 2024

Comments are closed.