Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)

27 Shkurt, 2024

 

Prishtinë, 27 shkurt 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin.

Bashkëpunimi mes nesh vijon të jetë i rëndësishëm. Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat tona dhe fuqizojnë kapacitetet e strukturat tona edhe në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian.

Last modified: 27 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×