Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott  

6 Shkurt, 2024

Prishtinë, 6 shkurt 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim miqësor e të përzemërt, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Nga ana e tij, ambasadori Abbott shtoi se ndjehet krenar për kontributin që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës ndër vite, duke veçuar doganën dhe ATK-në.

Në vijim palët diskutuan dhe rreth çështjeve të aktualitetit dhe situatës në vend dhe rajon.

Duke e falënderuar për partneritetin dhe bashkëpunimin, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi ambasadorit Abbott suksese të mëtejme në angazhimet e tij të radhës.

Last modified: 6 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×