Prishtinë, 14 qershor 2023
Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi u takua me Claus Neukirch, Drejtor për Koordinimin e Programeve të Këshillit të Evropës.
Neukirch përmendi takimin e djeshëm të Grupit të Përbashkët Punues me Qeverinë e Kosovës si dhe projektet e vazhdueshme që i kanë dhe projektet e reja që do të fillojnë në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave fundamentale si dhe fushave të tjera.
U theksua që Kosova ka të përfshirë në Kushtetutë Konventën e të Drejtave të njeriut dhe ka bërë hapa konkret në zbatimin e Konventës së Stambollit.
Zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh se bashkëpunimi i mirë në kuadër të mekanizmave të Këshillit të Evropës, si dhe performanca e Kosovës në demokratizim, liri e të drejta të njeriut janë dëshmi se Kosova meriton të jetë anëtare e plotë e kësaj organizate.
Last modified: 15 Qershor, 2023