Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

18 Maj, 2023

Prishtinë, 18 maj 2023
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Kosova dhe Finlanda ndajnë mes tyre marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, e cila u rikonfirmua dhe në takimin e sotëm mes palëve. Ne synojmë të thellojmë partneritetin me shtetin e Finlandës. Për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët, u bisedua edhe mbi format e zgjerimit të bashkëpunimit mes nesh.
U theksua dhe vlerësimi i lartë që Kosova e ka për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj rrugëtimit tonë në proceset e integrimit evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.

Last modified: 18 Maj, 2023

Comments are closed.