Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti një delegacion nga Parlamenti Evropian

8 Shkurt, 2025

Prishtinë, 8 shkurt 2025

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme, një delegacion nga Parlamenti Evropian, i cili po monitoron e vëzhgon procesin zgjedhor në Kosovë. Në këtë takim, delegacioni drejtohej nga eurodeputetja nga Portugalia, Marta Temido, e cila është edhe kryetare e delegacionit portugez të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian që nga viti i kaluar. Prezent ishin dhe eurodeputetë nga Kroacia, Gjermania, Italia, Franca dhe Belgjika.

Gjersa e njoftoi delegacionin me sukseset dhe të arriturat e qeverisë përgjatë këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndër të tjera edhe rritjen ekonomike, rishpërndarjen e saj drejt qytetarëve, rritjen e pagës minimale, uljen e papunësisë, politikat incentivuese për gratë e avancimin në integrimin evropian.

Në vijim, foli edhe për zgjedhjet e nesërme dhe fushatën e zhvilluar përgjatë këtij muaji. Theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ditës së nesërme, veçanërisht në mbarëvajtjen e tyre, për një proces demokratik dhe transparent.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht atë në përkrahjen drejt rrugëtimit në integrimin evropian.

 

Last modified: 8 Shkurt, 2025

Comments are closed.