Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

6 Gusht, 2024

Prishtinë, 6 gusht 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Së pari, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi kryetaren për rezultatin në zgjedhjet e fundit dhe fillimin e mandatit të ri. Më tej, ata diskutuan mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Serbi, i cili në vazhdimësi përballet me politika destruktive nga Beogradi zyrtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron në mbështetje të plotë të bashkëkombasve tanë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e ku në vazhdimësi nuk ka munguar as përkrahja financiare në shërbim të mbrojtjes së gjuhës, kulturës, traditave të shqiptarëve atje.

Last modified: 6 Gusht, 2024

Comments are closed.