Prishtinë, 7 shtator 2023
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë. Gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).
Bashkëbisedimin me deputetët e Parlamentit të Holandës, nga Komisioni për Çështje Evropiane, mund ta ndiqni në ora 10:00, në vjegëzën më poshtë:
https://www.tweedekamer.nl/debat_en_vergadering/commissievergaderingen?qry=%2A&fromdate=2023-09-07&todate=2023-09-07
Last modified: 7 Shtator, 2023