Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Komuniteteve (International Communities Organization) nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit

23 Janar, 2024

 

Prishtinë, 23 janar 2024

Në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization).

Ky Memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.

Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë.

Last modified: 23 Janar, 2024

Comments are closed.

×