Zyra e Kryeministrit

Organizohet pritje për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Ballkonin e Hapur

24 Gusht, 2024

Prishtinë, 24 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi në Ballkonin e Hapur këtë mëngjes, pritje për qytetarët ukrainas të cilët punojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Kryeministri i uroi fillimisht të gjithë qytetarët ukrainas dhe Ukrainën në Ditën e Pavarësisë së shtetit të tyre.

Kryeministri më tej tha se historitë tona të përbashkëta të vështirësive na kanë bërë veçanërisht të ndjeshëm ndaj përvojës thellësisht të dhimbshme të përballjes me kërcënime të vazhdueshme nga një regjim autoritar.

Ai shtoi se demokracia që kemi ndërtuar në Kosovë nuk është vetëm për popullin e vendit tonë, por edhe mikpritëse për të gjithë e veçanërisht për miqtë tanë që luftojnë për liri dhe demokraci. Duke shprehur vlerësimin e lartë dhe solidaritetin me Ukrainën dhe qytetarët ukrainas, kryeministri shprehu se qeveria do të vijojë të mbështesë maksimalisht dhe palëkundur, luftën e drejtë të Ukrainës, kundër invazionit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse.

Ndër pjesëmarrësit në këtë pritje ishin dhe shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, si dhe Drejtori i BERZh-it për Kosovë, Sergiy Maslichenko.

Last modified: 24 Gusht, 2024

Comments are closed.