Zyra e Kryeministrit

NJOFTIM PËR MEDIA

17 Shkurt, 2025

Prishtinë, 17 shkurt 2025

Me ftesë nga Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Polonisë, Adam Szłapka, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Varshavës, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”.

Në margjina të kësaj ngjarjeje dy ditore të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere.

 

Last modified: 17 Shkurt, 2025

Comments are closed.