Zyra e Kryeministrit

​Në punëtorinë e kabinetit qeveritar u prezantuan të arriturat dhe planet e Qeverisë

13 Janar, 2024

13 janar 2024

Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive, gjatë të premtes dhe ditës së sotme, kanë zhvilluar punëtori të përbashkët për planifikim strategjik dhe operacional.

Sesionet me kabinetet politike të ministrive ishin të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit. U prezantuan rezultatet, të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe planet për vitin 2024 për zbatim efektiv të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme.

Duke i falënderuar anëtarët e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre për punën përgjatë vitit 2023, Kryeministri Kurti i ftoi ata edhe për më shumë angazhim në vitin 2024 në realizimin e zotimeve të programit qeverisës.

Last modified: 14 Janar, 2024

Comments are closed.

×