Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 239-të e Qeverisë

24 Dhjetor, 2024

Prishtinë, 24 dhjetor 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Aprovuar Rregulloren për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive;

– Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta;

– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Last modified: 25 Dhjetor, 2024

Comments are closed.