Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 192-të e Qeverisë

8 Mars, 2024

Prishtinë, 8 mars 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

– Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

– Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

– Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

– Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

– Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

– Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar.

Last modified: 8 Mars, 2024

Comments are closed.

×