Prishtinë, 31 janar 2024
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:
-Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.
-Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023.
Last modified: 31 Janar, 2024