Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 150-të e Qeverisë

7 Korrik, 2023

Prishtinë, 7 korrik 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.​

Last modified: 7 Korrik, 2023

Comments are closed.